Burri që ka përshtatur si shtëpi avionin - Gazeta Express
string(40) "burri-qe-ka-pershtatur-si-shtepi-avionin"

Burri që ka përshtatur si shtëpi avionin

Fun

Gazeta Express

04/01/2023 21:29

Në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një avion Boeing 727, në mes të një pylli, shërben si shtëpi për një të moshuar.

Bruce Campell, inxhinier elektrik, e kishte ëndërr që të jetonte në një aeroplan. Ideja i lindi kur ishte 15 vjeç dhe pa në televizor një aeroplan të braktisur. Pikërisht atëherë ai vendosi se donte të jetonte në një të tillë.

Lexo Edhe:

Por, vetëm në vitin 1999 filloi të merrte formë kjo ëndërr e adoleshencës. Në fillim të viteve ‘70, Cambell kishte blerë katër hektarë tokë në Hilsboro, një periferi e Portlandit, dhe 23 vjet më vonë vendosi ta përdorte këtë tokë për të përmbushur dëshirën e tij. Për ta bërë këtë, ai punësoi një kompani për t’i gjetur një aeroplan. Muaj më vonë, kompania i gjeti një aeroplan Boeing 727 që mbante 200 pasagjerë. Avioni i përkiste linjës ajrore Olympic Airways dhe u gjet në Greqi.

Brenda avionit, inxhinieri ndërtoi një dush të improvizuar, një lavaman të përkohshëm, futi një lavatriçe portative dhe një frigorifer. Zona e kuzhinës është e vogël, pasi Campbell thotë se zakonisht nuk gatuan shumë.

Si zakonisht në të gjitha shtëpitë, Campbell nuk ka harruar dhomën e ndenjes, dhomën e gjumit dhe zyrën. Pranë kuzhinës ka një divan-krevat, kështu që dhoma e ndenjes dhe dhoma e gjumit ndajnë hapësirën dhe, pranë saj, ndodhet vendi i punës.