Burri nuk e vendosi maskën, lëndohet një polic gjatë arrestimit në Istog - Gazeta Express
string(71) "burri-nuk-e-vendosi-masken-lendohet-nje-polic-gjate-arrestimit-ne-istog"

Burri nuk e vendosi maskën, lëndohet një polic gjatë arrestimit në Istog

Gazeta Express

29/09/2020 12:10

Një person është arrestuar në Vrellë të Istogut pasi nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës. Gjatë arrestimit, ai i ka kundërshtuar zyrtarët policorë dhe si pasojë njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar vendimet për bartje të maskës, pastaj ka kundërshtuar zyrtarët policorë si dhe ka rezistuar aktivisht gjatë arrestimit, ku njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/