Burri nga Prishtina rreh gruan dhe arratiset


Gazeta Express
18 Gusht 2019 13:58

Një mosmarrëveshje bëri që një burrë nga Prishtina të ushtrojë dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, ndërkaq bëhet e ditur se pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, i dyshuari është arratisur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti është duke u hetuar./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart