Burri në Meksikë rrihet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik - Gazeta Express
string(87) "burri-ne-meksike-rrahet-per-vdekje-nga-policia-pasi-nuk-kishte-vendosur-maske-ne-publik"

Burri në Meksikë rrihet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik

Gazeta Express

05/06/2020 10:24

Një burrë në Meksikë u gjet i rrahur për vdekje, disa orë pasi u arrestua nga oficerët e policisë për mosvendosjen e maskës në publik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestat antipolicore shpërthyen të enjten në Guadalajara – qyteti më i madh i vendit.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë rast, protestuesit u përleshën me oficerët e policisë jashtë pallatit të qeverisë, duke djegur automjete patrullimi.

Giovani Lopez, një murator, 30 vjeç, u arrestua më 4 maj nga oficerët e policisë bashkiake në qytetin e Ixtlahuacan de Los Membrillos afër Guadalajara. /Telegrafi/