Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri, zbardhen detaje se çfarë ndodhi me të - Gazeta Express
string(86) "burri-i-zhdukur-nga-mitrovica-shihet-ne-shqiperi-zbardhen-detaje-se-cfare-ndodhi-me-te"

Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri, zbardhen detaje se çfarë ndodhi me të

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 13:57

59-vjeçari nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, Faik Zeqiri, i zhdukur që nga data 1 tetor e këtij viti, së fundmi është parë në Shqipëri.

Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tij, me ç’rast një dëshmitar okular ka deklaruar se mitrovicasi dyshohet të jetë mashtruar nga një agjenci turistike.

Lexo Edhe:

Raportohet se ai është fotografuar në një fshat të Pogradecit, ku më pas është sugjeruar nga dëshmitari okular për të shkuar në qytetin e Përrenjasit.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim publik me anë të të cilit kërkohej që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij ta lajmërojë familjen apo policinë.

Lidhur me publikimin e fotografive të tij dhe raportimin se ai ndodhet në Shqipëri, Gazeta Express ka provuar të marrë informacione edhe nga policia, por akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga ajo. /Gazeta Express/