Burri i prokurores kosovare me rreth 700 mijë euro në bankë - Gazeta Express
string(59) "burri-i-prokurores-kosovare-me-rreth-700-mije-euro-ne-banke"

Burri i prokurores kosovare me rreth 700 mijë euro në bankë

Gazeta Express

10/08/2020 13:16

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është edhe prokurorja Merita Lumezi. Por, ajo që bie në sy në deklarimin e pasurisë së saj është shuma e parave të gatshme që ka në banka bashkëshorti dhe fëmijët e saj. Ata kanë të kursyera në banka rreth 700 mijë euro, raporton Express.

Përveç parave të gatshme, bashkëshorti i saj ka edhe pasuri të paluajtshme në vlerë prej 400 mijë euro, derisa vetë prokurorja ka deklaruar se ka në pronësi një banesë në vlerë 50 mijë euro dhe dy shtëpi të tjera në vlerë 500 mijë euro, të cilat janë në pronësi të përbashkët.

Lexo Edhe:

Të gjitha këto pasuri, thuhet se janë blerë nga kursimet dhe kreditë bankare.

Si pasuri të luajtshme, Lumezi ka deklaruar një veturë në vlerë 21 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë nga kursimet e bashkëshortit dhe veturën e fëmijëve në vlerë prej 12 mijë euro, që është blerë poashtu me kursime.

Shuma e parave që ka në bankë Lumezi sillet rreth 80 mijë euro, derisa fëmijët e saj kanë rreth 3 mijë euro të gatshme.

Vetë ajo nuk është në kredi, derisa bashkëshorti i saj ka detyrime financiare ndaj bankave në vlerë prej 200 mijë euro.

Prokurorja Lumezi ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej rreth 27 mijë euro, derisa bashkëshorti i saj merr rreth 120 mijë euro në vit. Ndërkohë, të hyrat vjetore të fëmijëve të tyre janë rreth 14 mijë euro./Gazeta Express