Burri i Albulena Haxhiut thotë se Nisma nuk e kalon pragun


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 23:58

Rinumërimi i mbi 300 kutive të votimit nga zgjedhjet e 6 tetorit me sa duket ka marrë fund.

Sipas të dhënave jozyrtare, mësohet se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun me gjithë rinumërimin e këtyre votave.

Alban Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është burri i Albulena Haxhiut, në një postim në Facebook, ka shkruar shkurt: “Nuk e kalon! Natën e mirë”.

Ndërkaq, në një bisedë me portalin Koha.net, Krasniqi ka thënë se nga rinumërimi nuk ka ndryshim të madh në vota tek partitë garuese në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Rezultatet nga rinumërimi nuk kanë lëvizur më shumë se tridhjetë deri 50 vota për secilin subjekt”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu është shprehur skeptik se edhe votat e mërgatës, e po ashtu edhe ato me kusht, nuk do të bëjnë që të ketë ndryshime nga rezultati preliminar i KQZ-së.

“Pritshmëritë e votës së mërgatës nuk janë në favor të partive të tjera. Kurse trendi i votës me kusht gjithashtu mbetet i njëjtë”, ka deklaruar më tej Krasniqi.

Rinumërimi i 313 vendvotime ka ndodhur për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pati thënë se në këto vendvotime bëhet fjalë për gabim teknik dhe jo për manipulim.

Ajo pati thënë po ashtu se formularët janë shtypur gabimisht dhe se fajtori për këtë gabim do të zbulohet.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart