Burri 33-vjeçar vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar - Gazeta Express
string(57) "burri-33-vjecar-vret-gruan-shtatzene-dhe-femijen-5-vjecar"

Burri 33-vjeçar vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

05/12/2022 8:15

Një burrë 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe fëmijën e saj 5-vjeçar në Werkplaatsstraat të Belgjikës.

Pas aktit të rëndë, burri është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer aktin, ka bërë të ditur rrjeti rtl, shkruan ennewsicon.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të flasim ende për shkaqet e vdekjes. Mund të themi se kjo është një grua shtatzënë dhe fëmija i saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens, përcjell Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se burri me origjinë turke, gjatë aktit të rëndë ishte nën ndikimin e drogës dhe kanabisit, ku sipas avokatit të tij, Dirk De Maerschalck, autori i ngjarjes tash është në shok.

“Klienti im deklaroi se ishte nën ndikimin e kanabisit dhe kokainës. Ai është në shok dhe tani e ka kuptuar dramën që ka ndodhur në banesë. Ai nuk e kuptonte fare se çfarë po bënte”, është shprehur ai.

Gruaja e tij ishte shtatzënë në muajin e gjashtë, dhe sipas banorëve vendas, ata kanë pasur përleshje të rregullta, ku një herë janë ndarë dhe më pas janë bashkuar sërish në gjashtë muajt e fundit.