Burgu në të cilin të gjithë po kërkojnë të futen


Gazeta Express
14 Gusht 2019 14:05

Të dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në burgun më të ri e më të madh që pritet të hapet në Britani.

“HMP Berëyn” që do të hapet në Ërexham, ka një kapacitet prej 2100 të dënuarish.

Një qeli, nëse mund të quhet e tillë, do të ndahet mes dy personave dhe brenda tyre janë të përfshirë kompjuteri, telefoni, dushi dhe banja.

Fatkeqësish për të dënuarit nuk do të lejohet interneti, gjithsesi për të kaluar kohën e lirë ata do të kenë opsione të shumta.

Por burgu, i cili ka kushtuar 256 mln euro, ka marrë shumë kritika se nuk është aq sa duhet ndëshkues.

Por drejtuesi i këtij burgu, Russ Trent, shprehet se beson se “HMP Berëyn” do të jetë mjaftueshëm rehabilitues për të dënuarit dhe do të ndihmojë që ata aftësohen profesionalist e do jenë të gatshëm për të rinisur jetën pas dënimit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart