Burgoset profesori që kritikoi autoritetet kineze rreth menaxhimit të pandemisë - Gazeta Express
string(79) "burgoset-profesori-qe-kritikoi-autoritetet-kineze-rreth-menaxhimit-te-pandemise"

Burgoset profesori që kritikoi autoritetet kineze rreth menaxhimit të pandemisë

Gazeta Express

06/07/2020 13:39

Një profesor kinez është burgosur të hënën, pasi i kishte kritikuar autoritetet kineze rreth mënyrës së menaxhimit të krizës pandemike.

Xu Zhangrun, që kishte qenë në arrest shtëpiak, është marrë prej shtëpisë së tij në Pekin, qysh në mëngjes, kanë bërë të ditur miqtë e tij.

Lexo Edhe:

Liria e shprehjes është e kontrolluar në mënyrë strikte në Kinë dhe ata që shprehen kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg, shkruan BBC.

Zhangrun, profesor i drejtësisë, më herët e kishte kritikuar liderin aktual të Kinës, Xi Jinping.