Në një kohë kur pritej që Albert Bunjaki ta marrë nën drejtim ndonjërin nga klubet e huaja me të cilat kishte qenë në negociata pas ndarjes me Kombëtaren e Kosovës – me të cilën ishte bërë emër i njohur në futbollin ndërkombëtar – erdhi befasia. Ai u angazhua si këshilltar i presidentit të pasur të Feronikelit, Naser Ramës,
Bunjaki e kishte pranuar me kënaqësi ofertën e Feronikelit pasi që në themelimin dhe sponsorizimit e klubit nga Drenasi kishte kontribuar edhe gjyshi i tij e pastaj edhe babai i tij. Këto të panjohura më parë i kishte zbuluar vetë Bunjaki në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Andaj, ai i kishte përvjelë mëngët për ta dhënë maksimumin e tij në Feronikel, ia kishte gjetur Niklit një trajner të ri, Agim Sopin, për të cilin Bunjaki thoshte se është punëtor shumë i madh.
Ai dëshironte ta kursente edhe presidentin Naser Rama dhe për këtë arsye e kishte nisur një reformim në skuadër për t’i ulur shpenzimet tepër të mëdha që i kishte Feronikeli.
“Në Kosovë ka futbollistë që paguhen më shumë sesa në Suedi”, kishte thënë Bunjaki në “Favorit”.
Andaj, Nikli i kishte liruar nga kontrata disa yje dhe i kishte angazhuar disa të tjerë.
Bunjaki planifikonte që në këtë edicion Nikli ta zinte së paku vendin e dytë dhe ta ndjekë Kupën, ku Feronikeli arriti në gjysmëfinale. Kjo për ta siguruar kualifikimin në Evropë.
Ndërsa, nga kampionati i ardhshëm planifikohej ta kërkojë titullin me ekipin e përtërirë, por me shpenzime shumë më të ulëta.
Por, ky projekt mbeti në gjysmë. Bunjaki, bashkë me Sopin, u nda me drejtuesit e Feronikelit, të cilët duket se e përjetuan rëndë humbjen kundër Llapit, që i la nëntë pikë larg kreut (me një ndeshje më shumë të zhvilluar) dhe e sjell afër zonës së rrezikshme për të rënë nga liga. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...