Bunjaki: Lojtarët në Kosovë paguhen më shumë sesa në Suedi


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 8:30

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se lojtarët në Kosovë paguhen më shumë sesa në Suedi, ndërsa trajneri Arsim Plepolli ka shtuar se në Llap ka lojtarë që paguhen mbi pesë mijë euro në muaj.

Albert Bunjaki e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij në Suedi, ku shkoi pasi u ftua si ushtar nga Ish-Jugosllavia – ftesë të cilën ai e injoroi dhe emigroi në Suedi, transmeton Gazeta Express.

Që prej atëherë, kosovari ka qenë i përfshirë mjaft shumë në zhvillimin e futbollit kosovar – duke qenë trajner i Kosovës, por edhe duke qenë i lidhur me klubet kosovare. Së fundi, ai e ka marrë postin e këshilltarit në Feronikel.

Duke biseduar për zhvillimin e kampionatit kosovar ndër vite, Bunjaki theksoi se lojtarët në Kosovës marrin paga më të mëdha sesa ata në Suedi.

“Unë në Kosovë e di që jepen paga të mëdha për lojtarët të cilët… mua më vjen mirë, por në Suedi ato paga nuk janë, të jeni të bindur që nuk janë. Profesionalizmi nuk rritet pse  një lojtar e ka një rrogë ekstrem të lartë”, ka thënë Bunjaki në “Favorit” në T7.

Këtë deklaratë e mbështeti edhe trajneri Arsim Plepolli, duke theksuar se në Llap ka lojtarë që paguhen me pagë mbi pesë mijë euro.

“Për Feronikelin dhe Llapin ka pasur pritshmëri shumë më të mëdha. Prej Llapit kam pritur shumë më shumë sepse ka bërë investime. E përmendi edhe më parë Alberti që po paguhen shumë lojtarët, te Llapi ka dy lojtarë që paguhen deri në pesë mijë euro në muaj”, shtoi Plepolli në “Favorit”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart