Bullgari-Maqedoni nënshkruajnë marrëveshje memorandumi, ende pa zgjidhje për Goce Dellçev


Gazeta Express
20 Gusht 2019 15:41

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria firmosën në Shkup memorandum bashkëpunimi për projekte infrastrukturore, këmbim tregtar dhe përvojat për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Ministri i pushtetit lokal Goran Milevski tha se memorandumi i firmosur nënkupton proces dinamik të implementimit të marrëveshjes për fqinjësi mes dy vendeve.

“Marrëveshja parasheh vendosjen e bashkëpunimit në fushën e integrimit euro-atlantik, me qëllim përgatitjen e suksesshme të vendit tonë për qasje në BE dhe kuptohet në aleancën e NATO-së, përmes ndarjes së përvojave dhe njohurive të Bullgarisë në këtë fushë” tha Goran Milevsi, Ministri i vetëqeverisjes lokale.

Ministrja bullgare për zhvillim rajonal Peti Avramova pret përmirësim në nivelin e infrastrukturës rrugore me qëllim rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve.

“Ky memorandum është thjeshtë vazhdim i marrëveshjeve që burojnë nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, i nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017. Në nenin e 7-të, është e theksuar se të dyja palët do ta rrisin nivelin lidhjeve të transportit dhe komunikacionit” u shpreh Peti Avramova, Ministrje bullgare për zhvillim rajonal.

Dy ministrat nuk u pranuan pyetje nga gazetarët të cilët u interesuan për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Në përvjetorin e dytë të firmosjes së marrëveshjes, kryeministri bullgar Borisov gjatë takimit me homologun e tij Zaev deklaroi se do të angazhojë komisionet që të gjejnë zgjidhje në lidhje me kontestin për Goce Dellçevin.

Sipas tij, është e patjetërsueshme që deri në muajin tetor të ketë një zgjidhje për këtë çështje të hapur.

Te fundit


Kthehu lart