Buka që hani përditë jashtë kontrollit, askush nuk kontrollon cilësinë e prodhimit në furra


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:47

Buka që është një produktet kryesore të shportës, të cilën shqiptarët e konsumojnë më shumë edhe pothuajse jashtë kontrollit.

Askush nuk kontrollon se prodhohet buka dhe a respektojnë parametrat e duhur përsa i përket lagështirës së miellit.

Ekspertët që merren me ushqimet sugjerojnë që furrat e bukës duhet të kenë teknolog ushqimor, i cili mban përgjegjësi ligjore për produktin.

Por në fakt në Shqipëri nuk i kushtohet rëndësi sigurisë ushqimore. Dikush që ka qenë emigrant jashtë dhe ka punuar në një furrë buke atje është kthyer duke hapur furrën e tij në Shqipëri.

Pak ditë më parë Top Channel transmetoi një kronikë ku kërkohet fortifikimi i miellit me disa elementë shtesë për të rritur nivelin e proteinave apo vitamina shtesë në të mirë të shëndetit të konsumatorit.

Por të parët që reaguan ishin bizneset e miellit, interesat e të cilëve bien ndesh me këtë nismë të këtij vitit 2012, e që prej shtatë vitesh nuk është lënë në harresë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart