Bruno reagon ndaj krahasimeve me Cantonën: Duhet të përmirësohem - Gazeta Express
string(63) "bruno-reagon-ndaj-krahasimeve-me-cantonen-duhet-te-permiresohem"

Bruno reagon ndaj krahasimeve me Cantonën: Duhet të përmirësohem

Gazeta Express

15/08/2020 19:30

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë se është shumë i lumtur që po krahasohet me legjendën e klubit, Eric Cantonën, mirëpo e pranoi se ai duhet të përmirësohet edhe më shumë për ta fituar të drejtën e krahasimit me francezin.

Bruno Fernandes iu bashkua Manchester Unitedit në janar dhe që nga atëherë ka arritur ta dëshmojë veten në mënyrë mbresëlënëse, duke u bërë shpejt lojtari kyç në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Manchester Unitedi do të përballet me Sevillën të dielën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, përderisa mesfushori portugez synon ta fitojë trofeun e tij të parë me Djajtë e Kuq.

Mesfushori 25-vjeçar thotë se atij do t’i nevojiten shumë trofe para se të mundë të krahasohet me një legjendë si Cantona.

“Për mua natyrisht që është e këndshme të dëgjoj gjëra të tilla, të flitet për mua në krahasim me emra të tillë të mëdhenj. Cantona ishte një lojtar i mrekullueshëm për klubin”, ka thënë Bruno.

“Unë duhet të bëj punë shumë, shumë më të mirë për t’u krahasuar me të. Siç ka thënë edhe trajneri, ne duam të fitojmë trofe dhe unë do të ndahem i kënaqur këtë sezon nëse e fitojmë Ligën e Evropës”.

Cantona i kishte fituar katër trofe të Premierligës në pesë vjetët e tij me Manchester Unitedin, ndërsa ishte treguar i suksesshëm edhe në Leeds, Montpellier dhe Marseille. /Gazeta Express/