Brun dhe me flokë të gjata, Blendi Fevziun 32 vite më parë s’keni për ta njohur


Gazeta Express
19 Korrik 2019 14:41

Gazetari i njohur i emisionit shumë të ndjekur “Opinion”, Blendi Fevziu është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar i cili përherë përflitet në media.

Blendi është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale ku ndanë me fansat e tij foto dhe video nga pushimet e ndryshme nëpër botë, por edhe momente familjare. Së fundmi, gazetari i njohur është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një kolazh ku shihet duke pozuar në të njëjtin vend si para 32 viteve në 1987.

Blendi shihet shumë i ri në moshë teksa ka veshur një xhup të zi edhe xhinse, ndërkohë që në sy kanë rënë fokët e tij të gjatë dhe brun. Ndërsa këtë foto e ka krahasuar me një imazh të shkëputur nga ditët e sotme.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart