Brovina mbron PDK’në dhe Veselin: Askush nuk më ka shtyrë ta publikojë fotografinë


Gazeta Express
16 Maj 2019 21:37

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, në emisionin Pressing, ka mohuar se udhëheqësit e partisë së saj e kanë shtyrë që të publikonte fotografinë e një vajze duke u dhunuar, në seancën që e thirri shefi i PDK’së, Kadri Veseli.

Brovina, e cila ka thënë se fotografia është nga lufta e Kosovës, edhe pse e njëjta është gjetur në sajte pornografike, insiston në verëtësinë e kësaj fotoje.

Ajo thotë se askush nga partia e saj nuk e ka shtyrë atë të publikonte fotografinë.

“As nuk e kanë ditur se cka kam pasur për të prezantuar sot në Kuvend. Askush nuk më ka shtyrë ta publikojë atë fotografi. Mund t’i pyesni të gjithë”, ka thënë deputetja e PDK’së.

Gazeta Express sot ka gjetur në internet fotografitë identike me atë që ka publikuar deputetja Brovina.

Fotografitë nga e njëjta skenë gjenden në disa sajte pornografike dhe janë shfrytëzuar më herët nga irakianët për të propaganduar se ushtarët amerikanë po kryenin dhunime të vajzave nga Iraku. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart