Brooklyn Beckham tregon këshillën që i dha i ati ditën e dasmës - Gazeta Express
string(63) "brooklyn-beckham-tregon-keshillen-qe-i-dha-i-ati-diten-e-dasmes"

Brooklyn Beckham tregon këshillën që i dha i ati ditën e dasmës

Rozë

Gazeta Express

26/05/2022 8:57

Brooklyn Beckham ka folur rreth mbi këshillave që mori nga i ati, David gjatë fjalimit të tij të dasmës. Djali i madh i Beckham, 23 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz, 27 vjeçe, në në një ceremoni të organizuar në muajin prill.

Dhe, siç pranon vetë ish futbollisti i njohur David Beckham, fjalimi i tij ishte më i gjatë se të tjerët dhe plot komente të përzemërta. Si duket ishte këshilla e tij se si të jesh një bashkëshort i mirë ajo që goditi Brooklyn-in.

Lexo Edhe:

Duke folur për British Vogue, i porsamartuari kujtoi momente nga fjalimi i të atit: “Gjëja më e rëndësishme është ta bëni njëri-tjetrin të lumtur. Dhe ta trajtosh bashkëshorten tënde si flori”.

Dasma e David-it në vitin 1999 me Spice Girl dhe stilisten Victoria nuk mbeti pa u përmendur gjithashtu. Presidenti i “Inter Miami CF” i kërkoi falje djalit të David që e veshi atë me një kapele miniaturë kauboji gjatë ditës së dasmës. “Unë jam i sigurt se ne ende e kemi atë kapelë diku,” ngacmoi Brooklyn.

Megjithatë, “Posh and Becks” nuk ishte dasma që frymëzoi martesën e çiftit, pavarësisht se Nicola vuri në dukje fotot “ikonike” të ditës. “Dasma e tyre ishte e pabesueshme dhe ato foto janë ikonike, por dasma nga e cila u frymëzuam më shumë ishte ajo e Iman dhe David Boëie”, pranoi aktorja e “Bates Motel”.