Broja s'do të luajë ndaj Chelseat, por jo për shkak të lëndimit - Gazeta Express
string(61) "broja-sdo-te-luaje-ndaj-chelseat-por-jo-per-shkak-te-lendimit"

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 14:45

Broja s’do të luajë ndaj Chelseat, por jo për shkak të lëndimit

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 14:45

Dy ndeshje radhazi si titullar dhe po kaq gola në Premier League për Armando Brojën, i cili ka pushtuar skenën në kampionatin anglez dhe ka fituar zemrat e tifozëve të Southampton e jo vetëm.

Në sfidën ndaj Burnley-t sulmuesi u zëvendësua në minutën e 72-të për shkak të një dëmtimi në kyç, megjithatë trajneri Hasenhuttl pranoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë shqetësuese, por konfirmoi mungesën e 20-vjeçarit në ndeshjen e radhës ndaj Chelsea-t në FA CUP.

Lexo Edhe:

“Ka një dëmtim të lehtë në kyç, por nuk duket ndonjë gjë shqetësuese. Në ndeshjen e të martës ndaj Chelsea-t ai do të bëjë pushim të detyruar, pasi në marrëveshjen e huazimit është parashikuar që të mos luajë kundër tyre. Kështu që deri në fundjavë do të mund të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl.

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar është i huazuar te Southampton, ndërkaq kartonin e lojtarit e ka Chelsea. /Gazeta Express/