Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, duket se ka vendosur që të mbyll përfundimisht derën e Armando Brojës te londinezët.
Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua në miqësoren e fundit kundër Man City, ndërsa në mbrëmjen e sotme ndaj Real Madrid, Broja nuk gjendet as në stol, shkruan Sport Ekspres.
Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar është në tratativa për të nënshkruar me një tjetër skuadër këtë verë dhe e ardhmja e tij duket larg Chelsea.
Mbetet të shihet se cili do të jetë ekipi i ri i Brojës.