Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se shteti britanik mbetet i përkushtuar ndaj mandatit të KFOR-it në Kosovë, derisa thonë se rishikimi i politikës së jashtme të Britanisë së Madhe thekson qartë angazhimin për siguri në Evropë.
Nga kjo Ambasadë thonë se Britania e Madhe është një mbështetëse e vjetër e mandatit të KFOR-it për ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
“Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj KFOR-it dhe kontributi ynë është rritur vitin e fundit. Rishikimi ynë i integruar i politikës së jashtme thekson angazhimin e qartë për siguri evropiane. Ne mbetemi mbështetës mandatit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë”, thuhet në reagim./Express/
??remains committed to KFOR & our contribution has increased in the last year. Our Integrated Review of??Foreign Policy highlights ??'s unequivocal commitment to European security. We remain a long-standing supporter of KFOR’s mandate to ensure a safe and secure environment in??. pic.twitter.com/7YyuchXkla
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) May 14, 2021