Britanikja dashurohet me Mourinhon, e konfirmon numri i tatuazheve në trupin e saj - Gazeta Express
string(81) "britanikja-dashurohet-me-mourinhon-e-konfirmon-numri-i-tatuazheve-ne-trupin-e-saj"

Gazeta Express

08/12/2019 12:41

Britanikja dashurohet me Mourinhon, e konfirmon numri i tatuazheve në trupin e saj

Gazeta Express

08/12/2019 12:41

Ajo është 62 vjeçe, por prej shumë kohësh është e dashuruar me Jose Mourinhon, të cilit i ka kushtuar përveçse shumë kohë dedikim, edhe një pjesë të madhe të trupit të saj.

Bëhet fjalë për Vivien Bodycote, që ka bërë 38 tatuazhe me dhe për portugezin në trupin e saj, ndërsa në një intervistë për tabloidët anglezë, tregon se po mendon se cili do të jetë tatuazhi i radhës, sërish me Mourinhon në qendër të vëmendjes.

Lexo Edhe:

“Kam shpenzuar mijëra paundë gjatë këtyre viteve, për të bërë tatuazhe për Mourinhon, por ia vlen, pasi e dua dhe do vazhdoj të bëj të tjerë tatuazhe në vijim. Po mendoj se cili do të jetë tatuazhi i radhës”, deklaroi Vivien.