Britania përballet me përmbytjet më të mëdha në 200 vjet - Gazeta Express
string(56) "britania-perballet-me-permbytjet-me-te-medha-ne-200-vjet"

Gazeta Express

18/02/2020 19:07

Britania përballet me përmbytjet më të mëdha në 200 vjet

Gazeta Express

18/02/2020 19:07

Britania po përballet me përmbytjet më të mëdha në 200 vitet e fundit, ndërkohë që sinoptikanët kanë paralajmëruar se njerëzit duhet të përgatiten edhe për katër ditë të tjera me reshje intensive.

Qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe numri i viktimave ka shkuar në 5. Stuhia e fuqishme “Dennis” ka lënë qindra zona të banuara nën ujë në rajonet e Anglisë dhe Uellsit.

Lexo Edhe:

Reshjet e dendura çuan në daljen nga shtrati të lumenjve, që në shumë raste gërryen shtratin e tyre duke rrezikuar shembjen e ndërtesave.

Qeveria e Kryeministrit Boris Johnson ka një plan investimesh prej 5 miliardë eurosh, për ndërtimin e infrastrukturës që parandalon daljen nga shtrati të lumenjve pranë zonave të banuara.