Britania nënshkruan dokumentet për ekstradimin e Assange në SHBA


Gazeta Express
13 Qershor 2019 12:28

Britania e Madhe ka nënshkruar një kërkesë për ekstradim për themeluesin e Wikileaks Julian Assange, i cili përballet me akuza për spiunazh në SHBA.

Sekretari i brendshëm Sajid Javid tha që ka nënshkruar dokumentet të mërkurën, një ditë pasi që Departamenti i Drejtësisë formalisht ka kërkuar nga Britania që të ekstradojë 47 vjeçarin australian.

“Së pari jam shumë i kënaqur që policia ka mundur të arrestojë atë dhe tani ai është pas hekurave pasi ka shkelur ligjet britanike”, tha Javier.

“Kemi një kërkesë për ekstradim nga SHBA-ja dhe dje unë kam nënshkruar urdhërin për ekstradim dhe e kam certifikuar. Kjo do shkojë në gjykatë nesër”

SHBA-ja do të japë në detaje të gjitha akuzat ndaj Assange të premten, kur do të kërkojë ekstradimin e tij në një gjykatë të Londrës.

Prokurorët amerikanë në fillim kishin akuzuar Assange vetëm për akuzë të hyrjes në kompjuterë konfidencial, por tani ka shtuar edhe 17 akuza të tjera.

Assange njihet si themelues i Wikileaks. Ai zbuluar shumë detaje të fshehura nga qeveritë dhe andaj kërkohet nga shumë qeveri të botës./Express/

Te fundit


Kthehu lart