Britani, Rory Stewart eliminohet nga gara për postin e kryeministrit


Gazeta Express
19 Qershor 2019 23:41

Deputeti konservator, mbështetës i Brexit, Boris Johnson, është renditur shumë përpara në garën për postin e liderit të partisë dhe kryeministrit të ardhshëm, pasardhësit të kryeministres Theresa May, pas raundit të tretë të votimit që eliminoi ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart.

Boris Johnson fitoi 143 vota të deputëve konservatore, nga 313 në total.

Rory Stewart, i cili ishte një kandidaturë që nuk pritej në këtë raund të tretë, u eliminua (27 vota), duke lënë 4 kandidatë ende në garë, sipas rezultateve të shpallura nga partia konservatore, përcjell Ats.

Kandidati kryesor për drejtimin e konservatorëve britanikë, Boris Johnson, rezulton në krye me një avantazh në rritje ndaj katër rivalëve në garë.

Te fundit


Kthehu lart