Brighton and Hove Albion duket se ka arritur që ta marrë në radhët e veta sulmuesin e ri kosovar të Lausanne-Sport në minutat e fundit
Sipas “Sussex Express”, një media shumë e afërt kjo me Brightonin, sulmuesi kosovar Andi Zeqiri raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez dhe pritet që t’i kompletojë testet mjekësore dhe ta kompletojë transferin brenda orëve në vijim.
Sulmuesi u tha se do t’i bashkohet Parmas derisa për të ka pasur interesim po ashtu Nice dhe Marseille, por Brighton, të cilët kanë qenë duke kërkuar një sulmues gjatë tërë verës duekt se kanë vepruar shpejt dhe ia kanë arritur synimit të tyre.
Zeqiri (21) ka lindur në Lausanne të Zvicrës por prindërit i ka kosovar. Ai ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës në moshë U-15 dhe U21 por muajin e kaluar Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se ai do të ftohet dhe do të luajë për Kosovën.
Se transferimi i Andi Zeqirit në Brighton është punë e kryer ka shkruar edhe eksperti dhe gazetari i transferëve, italiani Fabrizio Romano.
“Brighton pritet të nënshkruajë me Andi Zeqirin nga Losanna. Marrëveshja totale është arritur dhe pritet që testet mjekësore të kryhen orët në vazhdim. Ai do të jetë sulmuesi i ri i Brighton”, ka shkruar Romano.
Brighton are set to sign Andi Zeqiri from Losanna. Total agreement reached and medicals expected on next hours – he’ll be the new striker. ? #Brighton #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 25, 2020
Ai pritet që të debutoi me Kombëtaren e Kosovës në tetor në playoff të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut për Euro 2020 si dhe në ndeshjet që Kosova do të luajë kundër Sllovenisë dhe Greqisë.
Ai ka shënuar nëntë gola në nëntë paraqitje për Zvicrën U21 dhe 28 gola nga 93 ndeshje për FC Lausanne-Sport, e cila garon në Super Ligën e Zvicrës. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...