BREXIT: Propozohet plani që Britania të dalë me 22 Maj


Gazeta Express
21 Mars 2019 19:14

Britanisë mund të I ofrohet që data e daljes të jetë 22 Maj, me kusht që deputetët e Parlamentit Britanik ta votojnë marrëveshjen javën e ardhshme, shkruhet në një dokument të Këshillit Evropian.

Shkruhet në dokument që BE-ja po e konsideron shtyrjen e BREXIT-it përtej 29 Marsit, por shtyrja nuk mund të bëhet përtej zgjedhjeve Evropiane.

Në Bruksel, Kryeministrja May, foli me udhëheqësit Evropianë, që të mund të fitonte mbështetjen e tyre për shtyrjen e BREXIT-it.

Këto dokumente mbeten ende si propozime, asgjë nuk është zyrtare, derisa bisedimet mes udhëheqësve Evropianë janë duke vazhduar.

Te fundit


Kthehu lart