Breshëri i mbrëmshëm shkaktoi dëme në Deçan, Drejtori i Bujqësisë ka një kërkesë për Ministrinë - Gazeta Express
string(94) "bresheri-i-mbremshem-shkaktoi-deme-ne-decan-drejtori-i-bujqesise-ka-nje-kerkese-per-ministrine"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 13:05

Breshëri i mbrëmshëm shkaktoi dëme në Deçan, Drejtori i Bujqësisë ka një kërkesë për Ministrinë

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 13:05

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues për dëmet e shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm në disa prej fshatrave të kësaj komune, raporton Express.

Ai ka kërkuar që të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët të kompensohen.

Lexo Edhe:

Sipas tij, dëmë janë shkaktuar te fermerët në fshatrat Pobërgjë, Lloqan e Dranoc.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të ngrit një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatisim raport detal për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen.   Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Stojkaj./Express