Breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve në Shkodër, preken 350 hektarë - Gazeta Express
string(69) "bresheri-demton-te-mbjellat-e-fermereve-ne-shkoder-preken-350-hektare"

Breshëri dëmton të mbjellat e fermerëve në Shkodër, preken 350 hektarë

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2021 14:28

Breshëri që zbardhi Shkodrën mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Raportohet se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Njësinë Administrative të Gurit të Zi, por edhe në zonat përreth, në një sipërfaqe që arrin në 350 hektarë.

Lexo Edhe:

Grupet në territor kanë evidentuar dëme në kultura bujqësore si perime fushe, duhan, pemë frutore, ullishte, vreshta dhe agrume.