Brescia e përjashton Balotellin - Gazeta Express
string(31) "brescia-e-perjashton-balotellin"

Gazeta Express

06/06/2020 9:31

Brescia e përjashton Balotellin

Gazeta Express

06/06/2020 9:31

Brescia ka shkëputur kontratën me Mario Balotellin pasi sulmuesi vazhdon të mungojë në stërvitje.

Lajmi është bërë i ditur nga Gazzetta dello Sport, që raporton se pronari i Brescias, Massimo Cellino, është penduar që ia dha shansin Balotellit që e transferoi me marrëveshje tre vjeçare.

Lexo Edhe:

Edhe pse kontrata i përfundon në vitin 2022, ekziston një klauzolë shkëputjeje nëse Brescia bie në Serie B.

Gazzetta dello Sport raporton se nuk do të merret asnjë aksion kundër klubit, pasi shkëputja e kontratës ka qenë në negociata me avokatin e 29 vjeçarit.

‘SuperMario’ gjithmonë sipas Cellinos ka treguar mos profesionalizëm andaj nuk e do më në klub.

Balotelli ka shënuar 5 gola në 19 paraqitje në Serie A këtë edicion. /Gazeta Express/