Brenda ‘Ishullit të seksit’, 60 femra në shërbim të 30 meshkujve për t’u plotësuar dëshirat


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:49

Një video është duke bërë xhiron e rrjetit, në të cilën reklamohet “Ishulli i Seksit”, ku ofrohet shërbim seksual pa limit, droga, alkool, festë, prezervativë pa limit dhe nga dy femra për 30 klientët e saj.

Ky udhëtim zhvillohet në Cartagena, Kolumbi dhe klientët do të kenë mundësi që të akomodohen në dhoma hoteli të mira, ku për 30 meshkujt do të jenë në dispozicion plot 60 femra ‘hot’, pra nga dy për secilin në dispozicion për 24 orë në ditë.

Meshkujt mund t’i ndërrojnë femrat çdo moment kur duan, ndërsa vlen të përmendet se arsyeja përse zhvillohet në Kolumbi është për shkak se në këtë shtet prostitucioni është i ligjshëm prej moshës 18 vjeçare.

 “Çdo femër është aty për t’ju kënaqur, nëse keni ndonjë fantazi seksuale, ju lutem na i thoni sepse do kujdesemi që ato t’ua përmbushin. Mos u shqetësoni sepse të gjitha vajzat janë të kontrolluara për SST. Prezervativët janë të detyrueshëm”, thuhet në këtë video që i bën promo këtij ishulli të seksit, ndërsa udhëtimi që zgjat tre netë dhe katër ditë kushton 5000 mijë dollarë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart