Brazilianët të çmendur pas futbollit, e mbushin stadiumin në kategorinë e 4-të


Gazeta Express
20 Gusht 2019 20:04

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëherë në shkallët e stadiumit.

Një ndeshje e kategorisë së 4-t në Brazil po bën xhiron e botës pasi për të parë sfidën mes Manaus dhe Brusque që vlente ngjitjen një kategori më lart, ishin të pranishëm në stadiumin “Arena Amazonia” plot 44 mijë e 896 tifozë.

Sfida u fitua nga Brusque me penallti me këtë fundit që u ngjitën në Serinë C të futbollit brazilian.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart