Brazili me shumë yje ndalet nga Senegali


load
Gazeta Express
10 Tetor 2019 16:05

Brazili ka barazuar 1-1 në miqësore me Senegalin.

Pavarësisht se Tite kishte hedhur në fushë më të mirët, lojtarë të PSG-së, Bayern Munich, Liverpool, Real Madrid, Manchester City etj… nuk ia kanë dalë të fitojnë miqësoren kundër Senegalit.

Brazili barazoi në fund 1-1 me Senegalin e Sadio Manes, pavarësisht tentimeve të shumta për të gjetur golin e fitores.

Për Brazilin realizoi Roberto Firmino që zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, derisa barazoi Famara Diedhiou në atë të 45-të.

Miqësoren tjetër Brazili do ta zhvillojë të dielën, kundër Nigerisë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart