Klubi i basketbollit Bashkimi është bërë me trajner të ri. Në fakt, në sezonin e ardhshëm ekipit Portokalli do t’i prijë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Paviç. Për të, basketbolli kosovar nuk është i panjohur, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi Paviç kishte punuar edhe në të kaluarën në Superligë. Ai e kishte udhëhequr skuadrën e Pejës, ndërsa së fundmi edhe atë të Vëllaznimit. Bashkimi i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, me të cilin synon të ketë sukses në sezonin e ri. /Gazeta Express/
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...