Braithwaite është i Barçës: “Jam teknik, fizik, i shpejtë, i fortë...” - Gazeta Express
string(61) "braithwaite-eshte-i-barces-jam-teknik-fizik-i-shpejte-i-forte"

Braithwaite është i Barçës: “Jam teknik, fizik, i shpejtë, i fortë…”

Gazeta Express

20/02/2020 16:39

Barcelona më në fund e ka transferuar edhe zyrtarisht përforcimin e shumëpritur në sulm, Martin Christensen Braithwaite, si zëvendësues të të lënduarve, Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Braithëaite ka nënshkruar kontratë me klubin katalonas deri më 2024, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça ia ka paguar 18 milionë euro Leganesit për shërbimet e danezit, aq sa ishte shuma e klauzolës së lirimit të tij.

Natyrisht, në moshën 28-vjeçare, ai realizoi një ëndërr që vështirë ta ketë imagjinuar ndonjëherë, andaj gëzimi është i papërshkrueshëm.

“Jam shumë i emocionuar që gjendem këtu, është ëndërr e bërë realitet. Të gjithë që luajnë futboll, ëndërrojnë që një ditë të luajnë për Barçën dhe ja ku jam. Dua të fitoj shumë trofe”, u shpreh Braithwaite.

“Jam lojtar teknik, gjithashtu fizik, i fortë dhe mund të them se karakterisitka apo pika imë më e fortë është se jam i mençur. Jam golashënues dhe shpresoj të shënoj shumë gola”.

28-vjeçari do ta ketë një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën që vlerë 300 milionë euro.

Pas disa javëve frustrimi, Quique Setien më në fund do ta ketë një sulmues më shumë në opsionet e tij përpara, edhe pse jo o kalibrit të një klubi siç kërkon Barcelona. /Gazeta Express/