Braho i përgjigjet Metës: Është absurde, si mundet që Edi Rama të bëjë grusht kundër vetes së tij - Gazeta Express
string(95) "braho-i-pergjigjet-metes-eshte-absurde-si-mundet-qe-edi-rama-te-beje-grusht-kunder-vetes-se-tij"

Gazeta Express

19/02/2020 11:53

Braho i përgjigjet Metës: Është absurde, si mundet që Edi Rama të bëjë grusht kundër vetes së tij

Gazeta Express

19/02/2020 11:53

Deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho reagoi ashpër ndaj Ilir Metës, i cili deklaroi dy ditë më parë se mazhoranca po bën grusht shteti, duke tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë mbledhjes së komisionit, teksa diskutohej akti normativ “anti-KCK”, Braho u shpreh se është absurde të mendosh që Edi Rama do bëjë grusht shteti kundër vetes së vet.

Lexo Edhe:

“Është absurde, si mundet që Edi Rama të bëjë grusht kundër vetes së tij. Opozita i organizon grushtet e shtetit. Mazhoranca e ka pushtetin pse do bëjë grusht shteti! Kështu kjo është jo vetëm qesharake, por është një lloj justifikimi.

Unë jam deputet i vjetër, kam qenë prezent kur Sali Berisha ka tentuar dy here të bëjë grusht shteti. Edhe njëherë po ju them nuk e bën grusht shteti mazhoranca sepse ajo e ka pushtetin. Kaq e thjeshtë është logjika”, tha ai.