Brad Pitt s’është takuar me vite me djalin e tij - Gazeta Express
string(47) "brad-pitt-seshte-takuar-me-vite-me-djalin-e-tij"

Gazeta Express

12/12/2019 21:27

Brad Pitt s’është takuar me vite me djalin e tij

Gazeta Express

12/12/2019 21:27

Brad Pitt nuk e ka vizituar djalin e tij Maddox që është student në Universitetin e Koresë…por ai shpreson që “ata do të jenë më të afërt” në të ardhmen

Historia e marrëdhënieve të tyre daton pas një debati të ashpër në avion privat më 2016.

Lexo Edhe:

Tani duket se kjo vazhdon pasi që Brad Pitt ende nuk e ka vizituar djalin e tij Maddox (18), i cili studion në Universitetin e Koresë së Jugut”.

“Brad nuk ka tentuar ta vizitojë Maddox. Ata nuk kanë pasur kontakte që një kohë të gjatë”, tha një burim për Us Weekly, duke shtuar që “Brad shpreson që të takohet shpesh me djalin e madh dhe ata të jenë të afërt përsëri”.

Maddox është duke studiuar biokimi në Universitetin Yonsei. Ai nuk pritet që ta takojë babin e tij edhe gjatë Krishtlindjeve, pasi që me vëllain Pax (16) dhe motrën Zahara (14) pritet që mos festojnë festat e fundvitit.

Megjithatë, aktori 55 vjeçar pritet që t’i kalojë vigjiljet e Krishtlindjeve me tre fëmijët e vegjël të tij, Shiloh (13) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (11).

Brad, i cili e ndanë familjen e tij me ish gruan Angelina Jolie, është “ende duke shpresuar që ata ta kalojnë këtë natë më të dhe për këtë ai është duke shikuar në detale”, tha një burim për këtë media.

Duke folur këtë muaj në një intervistë për Anthony Hopkins, Brad ka folur edhe për atë se si nuk kishte qarë për 20 vite.

“Jam i famshëm si një njeri që nuk qaj. A është ky një term i ri?”, kishte thënë ai. “Nuk kam qarë, ndoshta 20 vite kurse tani e gjej vetën më të prekshëm – më të prekshëm për fëmijët e mijë, shokët e mijë, të prekshëm edhe në lajme. Thjesht i prekshëm. Mendoj se është një shenjë e mirë. Nuk e di sa do të zgjat, por mendoj se është një shenjë e mirë”, ka thënë Brad. /GazetaExpress/