Braçe: Le t’i hapë kutitë opozita nëse dëshiron! 13 tetori? Ditë për vrap


Gazeta Express
20 Korrik 2019 22:38

Zëvendëskryeministri Erion Braçe është i sigurt se procesi i 30 qershorit ka qenë i rregullt dhe për këtë thotë që të hapen edhe kutitë për tu verifikuar.

“Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar” tha Brace në një intervistë televizive.

Ai mendon se zgjidhja e krizës mund të kalojë vetëm përmes dialogut brenda kornizave kushtetuese dhe shton se në këtë kontekst zgjedhje të parakohshme nuk mund të ketë.

“Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të zotit Basha, nuk ka zgjedhje të parakohshme. Do të vazhdojmë të këmbëngulim për dialog, por duhet të kuptoni që qasja jonë duhet të jetë thelbësisht kushtetuese” u shpreh Braçe.

Ai ka ironizuar datën 13 tetor dhe sipas tij Presidenti është duke  zhvilluar një betejë personale muajt e fundit.

“Ditë vrapi (13 tetori) në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani” tha Braçe, duke iu drejtuar presidentit në lidhje me ligjin e ndihmës ekonomike, “Të mos ta bëjë kurban të kësaj historisë së turpshme me beteja personale të këtyre muajve të fundit”

Te fundit


Kthehu lart