BQK-ja jep një lajm të mirë për ata që shfrytëzojnë kartelat për pagesa - Gazeta Express
string(68) "bqk-jep-nje-lajm-te-mire-per-ata-qe-shfrytezojne-kartelat-per-pagesa"

Gazeta Express

16/01/2020 15:11

BQK-ja jep një lajm të mirë për ata që shfrytëzojnë kartelat për pagesa

Gazeta Express

16/01/2020 15:11

Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një rregullore që u mundëson klientëve të bankave kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS pa kosto shtesë

Më datën 26 dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amendamentet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 shkurt 2020.

Lexo Edhe:

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marrë parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

“Prandaj, me anë të këtij njoftimi i inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Linku i Rregullores

/Express/