Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të reja: Po e fsheh një biznesmen - Gazeta Express
string(90) "boss-i-u-arratis-ne-shqiperi-mediat-turke-zbardhin-detaje-te-reja-po-e-fsheh-nje-biznesmen"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2021 22:51

Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të reja: Po e fsheh një biznesmen

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2021 22:51

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arratisjen e milionerit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer. Abcnews duke iu referuar referuar mediave turke mëson se milioneri 28-vjeçar po fshihet dhe po ndihmohet nga një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri që ka në pronësi një kompani furnizuese me produkte ushqimore.

Sipas mediave turke, kjo është konfirmuar edhe nga burimet në policinë e Turqisë, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar agjentë në Shqipëri që po punojnë së bashku me palën shqiptare për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e të riut që u arratis me 2 miliard dollar virtual.

Lexo Edhe:

Përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Özer, mashtroi rreth 400 mijë persona të cilët investuan paratë e tyre në kompaninë Thodex të monedhës virtuale turke të cilën më pas Faruk e deklaroi të mbyllur.

Ndërkohë në vendin tonë përflitet nga burime policore se është vendosur një shumë prej 50 mijë eurosh për cilindo që jep informacione të vlefshme në kapjen e turkut të arratisur.

Së fundmi prokuroria shqiptare ka regjistruar procedim penal në ngarkim të biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në vendin tonë prej 18 prillit, ndërsa është zbuluar se ka lëvizur në disa zona në Tiranë, por ende nuk ka rënë në duart e efektivëve, që kanë qenë gjithmonë një hap pas.

Është raportuar policia shqiptare kishte arrestuar Altjan Canajn dhe Edevaldo Haxhiajn me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj të arratisurit turk. Canaj është shprehur para policëve se nuk e dinte fare se kush ishte Faruk Fatih Ozer dhe qëllimin e ardhjes së tij në Shqipëri.