Bosnja dënon me 10 vjet burgim ish-komandantin mysliman, Sakib Mahmuljin - Gazeta Express
string(71) "bosnja-denon-me-10-vjet-burgim-ish-komandantin-mysliman-sakib-mahmuljin"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 15:36

Bosnja dënon me 10 vjet burgim ish-komandantin mysliman, Sakib Mahmuljin

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 15:36

Gjykata për Krime të Luftës në Bosnjë e Hercegovinë e dënoi të premten me dhjetë vjet burgim ish-komandantin e boshnjakëve myslimanë, Sakib Mahmuljin, për dështimin që t’i parandalonte apo që t’i ndëshkonte krimet kundër të burgosurve serbë nga luftëtarët e huaj islamikë, të cilët kishin marrë pjesë në konfliktin e viteve të nëntëdhjeta.

Qindra luftëtarë islamikë, të njohur si muxhahedinë, kishin ardhur nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme për t’i ndihmuar forcat qeveritare boshnjake, kryesisht myslimane, që të luftojnë kundër separatistëve ortodoksë serbë dhe katolikëve kroatë gjatë luftës në të cilën u vranë rreth 100.000 persona.

Lexo Edhe:

Ish-komandanti 68 vjeç u shpall fajtor pas një procesi gjyqësor që zgjati pesë vjet. Ai u dënua për mosparandalimin dhe mosndëshkimin e vrasjeve dhe trajtimit çnjerëzor të të burgosurve serbë të luftës, disa prej të cilëve ishin civilë, të plagosur ose të sëmurë, thuhet në vendimin e gjykatës.

Në dokumentin e gjykatës thuhet se luftëtarët e huaj islamikë i kanë vrarë 53 të burgosur serbë të luftës nga korriku deri në tetor të vitit 1995. Gjykata tha se gjatë kësaj periudhe, luftëtarët e huaj i kanë torturuar të burgosurit dhe njërit prej tyre ia kanë hequr kokën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Gjykata për Krime të Luftës në Bosnjë u themelua në vitin 2005 për t’ia lehtësuar punën Tribunalit për Krime Lufte në Hagë për shkak të numrit të madh të rasteve që ishin në pritje për gjykim.

Konflikti mori fund në dhjetor të vitit 1995 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dayton-it, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnja u nda në dy krahina autonome, kryesisht në vija etnike.