‘Bosi’ i urbanëve dhunon gruan, gjykata e pajis me urdhër mbrojtjeje


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:23

Nga Elton Qyno

Ferdinand Ibrahimi, bosi i disa kompanive të njohura në Shqipëri,që në muajin gusht 2019, u arrestua nga prokuroria e Tiranës për falsifikimin e biletave të autobusave urbanë,duket se nuk ka probleme vetëm me drejtësinë Shqiptare. Në fakt për Ibrahimin kanë nisur problemet në familje, pasi biznesmeni i njohur është akuzuar nga bashkëshortja e tij O.I, për akuzën e dhunës në familje.

Kallëzimi është depozituar në policinë e Tiranës dhe mandej në gjykatën e kryeqytetit, ku tashmë gruaja e Ferdinand Ibrahimit, kërkon të njihet me një urdhër mbrojtjeje. Seanca gjyqësore, për paisjen me urdhër mbrojtje të O.I është zhvilluar në 17 tetor 2019,ku biznesmeni ka preferuar të mos mari pjesë në gjyq. Vendimi në fjalë është shpallur publikisht, me qëllimin e vetëm që Ibrahimi të marë dijeni për këtë vendim ku bashkëshortja e tij është paisur nga gjykata me urdhër mbrojtje. Momentalisht Ferdinand Ibrahimi dhe djali i tij Anastasi vijojnë të jenë në hetim nga prokuroria e Tiranës.

Gjatë hetimeve të kryera nga prokurori Genti Abazaj, është mësuar se gjatë përgjimeve Ferdinand Ibrahimi, komunikonte me djalin e tij, Anastas Ibrahimi, në lidhje me disa dokumenta që donin t’i digjnin (zhduknin), pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kërkonte që Ferdinand Ibrahimi të paraqitej në polici. Pas kësaj, është krijuar dyshimi se ato dokumenta mund të ishin bileta autobuzi dhe Anastas Ibrahimi i kishte futur në automjetin tip “Maserati”, me targa AA 006 TB, i cili ndodhej përballë banesës së Ferdinand Ibrahimit.

Duke qënë se Anastas Ibrahimi, ka tentuar që të largohej me automjetin e mësipërm, duke dyshuar se ai donte të fshihte provat materiale, është bërë kapja e këtij personi dhe është kryer kontrolli i automjetit, ku u konstatuan një sasi e konsiderueshme blloqesh biletash urbani, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ndodheshin në një valixhe ngjyre blu. Më pas, është bërë edhe shoqërimi në polici i Anastas Ibrahimit dhe automjetit të mësipërm.

Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar dhe sekuestruar një sasi prej 105.000 biletash, të dyshuara të falsifikuara, si dhe mandate arkëtimi dhe blloqe mandatesh arkëtimi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Por pavarësisht provave të siguruara nga prokuroria dhe servirura në gjykatë, Anastas Ibrahimi, Ferdinand Ibrahimi dhe janë lënë jashtë qelisë, pasi gjykata vendosi masën e “arrestit në shtëpi”.

Operacioni u zhvillua në muajin gusht ku u arrestuan 4 pronarë dhe 4 punëtorë, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lekë të vjetra.

Te fundit


Kthehu lart