Borrell nesër takon të gjithë liderët e partive - Gazeta Express
string(47) "borrell-neser-takon-te-gjithe-lideret-e-partive"

Borrell nesër takon të gjithë liderët e partive

Gazeta Express

29/01/2020 21:46

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian që ka rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell të enjten qëndron në Kosovë. Ai do ta takojë presidentin Thaçi dhe liderët e partive politike.

Takimin e parë spanjolli që ndërmjetëson në negociatat me Serbinë, do ta mbajë me presidentin Hashim Thaçi në mesditë, njofton zyra e Borrellit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për takimin me Thaci, Përfaqësuesi i Lartë ka rezervuar tridhjetë minuta.

Në orën 12:30, Borrell do t’i takojë liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mund ta takojë zyrtarin e lartë të BE’së në Parlament, pasi ai nuk ka paralajmëruar takim në Qeveri. /Express/