Borisov mbështet Zaevin, i thotë që të mos parashtroj dorëheqjen pasi BE-ja nuk i dha datë për hapjen e negociatave


Gazeta Express
18 Tetor 2019 14:12

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borsiov ka deklaruar se pas takimit të liderëve evropian mbrëmë në Bruksel, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe i ka dhënë që të mos jep dorëheqje për shkak të mos marrjes së datës për hapjen e negociatave.

Lënë anash disa reagime të individëve të caktuar në Qeverinë e Borisov, Bullgaria e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit të vendit tonë në rutën euro-atlantike.

“I thash kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka deklaruar mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel, kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart