Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia - Gazeta Express
string(67) "borisov-eshte-i-mundur-kompromisi-por-duhet-te-njihet-edhe-historia"

Ballina

Gazeta Express

29/11/2020 16:02

Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia

Ballina

Gazeta Express

29/11/2020 16:02

Vendi i vetëm që dëshiron fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në më shumë se Gjermania është Bullgaria, ka thënë në intervistë për gazetën gjermane Frankurter Algemeine Zeitung, kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev thotë se Ballkani duhet ti zgjidh çështjet e hapura në mënyrë evropiane, ashtu siç ka vepruar Evropa.

Ai vlerëson se problemi më i madh është pretendimi për ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari, ndërsa maqedonasit i vlerëson për bullgar të konvertuar,

Lexo Edhe:

Borisov deklaroi se është e mundur të arrihet kompromis, por duhet të njihet historia.

“Është i mundur kompromis. Unë i investoj të gjitha forcat në atë. Bëjmë gjithçka që mundemi që komisioni ynë bilateral të gjej kompromis. Çdoherë kam thënë se ardhmëria është e rëndësishme. Por, duhet të njihet edhe historia. Komunistët bullgar edhe nga Moska staliniste internacionalja e kontrolluar komuniste pas Luftës së Dytë Botërore, dëshironin që për arsye ideologjike bullgarët në Maqedoni t’i shndërronin me forcë në maqedonas. Bullgarët e atjeshëm ishin të detyruar të thirren maqedonas. Përderisa gjatë procesit të qasjes drejt BE-së shfaqen paraqitje të gabuara dhe unë nuk reagoj, kundërshtarët e mi politik do të thonë: Borisov e shet historinë bullgare dhe lëshon pe para presionit të partnerëve evropian”, tha Borisov për FAZ.

Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet rrjetit social facebook ku ka publikuar një video porosi  ka theksuar se Ballkani duhet ti zgjidh çështjet e hapura në mënyrë evropiane, ashtu siç ka vepruar Evropa, nëse duam të jemi pjesë e saj.

Evropa i zgjodhi çështjet në  mënyrë evropiane, koha është që edhe Ballkani ti zgjidh çështjet në mënyrë evropiane nëse don të vazhdojë për në evropë. Të mos harojmë por të falim.të zgjasim dorën dhe të shiqojmë në prizmën e së ardhmes përshkak se edhe sot duhet të jetojmë dhe duhet të sigurojmë të ardhme për gjeneratat e reja.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE  akuzojnë qeverinë e kryeminstrit Zoran Zaeve se të gjithë vendin e ka vendosur në tezgë.

Ajo që dua të themë në fillim është se politika tradhëtare e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrovit solli që sot të kemi tezgë në Maqedoni.  E gjithë Maqedonia  ëshët bërë tezgë në të cilën historia e Maqedonisë, gjuha e Maqedonisë dhe identiteti maqedonas kushtojnë nga një euro.

Kujtojmë se, Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të kontesteve historike mes dy vendeve.   Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgaree dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.