Bora Zemani dhe Noizy në lidhje? Bëhet virale video e tyre nga festa e ditëlindjes - Gazeta Express
string(81) "bora-zemani-dhe-noizy-ne-lidhje-behet-virale-video-e-tyre-nga-festa-e-ditelindjes"

Bora Zemani dhe Noizy në lidhje? Bëhet virale video e tyre nga festa e ditëlindjes

Rozë

Gazeta Express

11/01/2022 18:15

Para dy ditësh, moderatorja, Bora Zemani festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Ajo kishte organizuar një festë të vecantë, ku mes shumë të ftuarve, prezent ishin edhe personazhe të njohura të skenës.

Në një moment gjatë festës, mikrofonin e mori reperi i njohur, Noizy i cili pak përpara se të këndojë ka shkëmbyer shikimi dhe buzëqeshje me Borën, video të cilën ndjekësit e publikuan gjithandej në rrjete sociale duke aluduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se njohje.

Lexo Edhe:

@multiistufff

Noizy me Bora Zemanin ?

♬ original sound – ?‍?️

Ndërsa, në shtëpinë e famshme ish të dashurit të saj, Donald Veshajt, i dërguan një parashutë ku ishte e shkruar datë 9 janar, për t’i rikujtuar atij ditëlindjen e Borës, pasi ai për përvjetorin e 3-të i kishte dërguar asaj dhuratë një qafore, por kujtojmë se gjatë asaj kohë ai kishte qenë beqar, teksa tani është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.

Po ashtu, një detaj tjetër i cili ka marr vëmendjen e ndjekësve është fjalimi i moderatores në emisionin të cilin ajo e udhëheq.

“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar. E mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund”, tha ajo.

Teksa, nuk dihet se cili është raporti që Noizy ka me Borën, por të gjithë janë bërë kureshtar dhe na mbetet të presim nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim apo diçka më shumë./Express