Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton në lidhje me reshjet e para të borës në vendin tonë.
Sipas ARRSH-së në aksin Qafë Mali-Fierzë trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
“Filluan reshjet e para për këtë vit.
Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.
Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore, nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, njofton ARRSH.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...