Bora e madhe ndërpret ndeshjen mes Besës dhe Vëllaznimit - Gazeta Express
string(56) "bora-e-madhe-nderpret-ndeshjen-mes-beses-dhe-vellaznimit"

Bora e madhe ndërpret ndeshjen mes Besës dhe Vëllaznimit

Futboll

Gazeta Express

26/01/2021 14:04

Ndeshja miqësore e fazës parapërgatitore mes Vëllaznimit dhe Besës është ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

KF Vëllaznimi njoftoi se ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të kur rezultati ishte ende 0:0, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërprerja e ndeshjes u bë me kërkesë të trajnerit të Besës, ndërsa lojtarët e Vëllaznimit po vazhdojnë stërvitjen aty, përkundër kushteve aspak të përshtatshme.

Paraprakisht, kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej në Pejë, por më pas u zhvendos në SHkugëz të Gjakovës. /Gazeta Express/