Bonucci: Kalimi në Milan më bëri më të pjekur - Gazeta Express
string(44) "bonucci-kalimi-ne-milan-me-beri-me-te-pjekur"

Gazeta Express

06/12/2019 10:10

Bonucci: Kalimi në Milan më bëri më të pjekur

Gazeta Express

06/12/2019 10:10

Qendërmbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka thënë se transferimi i tij në Milan e kishte ndihmuar atë të bëhej më i pjekur.

Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, disa tifozë të Juventusit nuk e falën Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit. Megjithatë, Bonucci tani ka treguar se si i kishte ndihmuar ai transferim në karrierë.

“Nëse kthehem te Leonardo i para dy apo tre vjetëve, unë nuk do t’i kisha marrë disa vendime të caktuara. Vendimi për të shkuar në Milan, siç e dinë të gjithë, më bëri më të pjekur. Ishte një mundësi e madhe dhe shumë e madhe për mua në atë moment”, ka thënë Bonucci.

“Leonardo i ri ishte shumë i zjarrtë. Kur e takon dikë që të jep këshilla të mira, në të mirën tënde, ti duhet ta kesh përulësinë që t’i dëgjosh ata”.

Italiani gjithashtu zbuloi se stili i tij i lojës është ndikuar shumë nga një ish-mbrojtës legjendar i Milanit.

“Unë i kam shikuar shumë video të Alessandro Nesta, pasi që ai kishte karakteristika të ngjashme me mua. E kam studiuar atë me kujdes dhe i kam aplikuar ato gjëra edhe te vetja”, shtoi Bonucci. /Gazeta Express/