Bonucci insiston: Juventusi mund ta fitojë Champions Leaguen - Gazeta Express
string(59) "bonucci-insiston-juventusi-mund-ta-fitoje-champions-leaguen"

Bonucci insiston: Juventusi mund ta fitojë Champions Leaguen

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 17:24

Leonardo Bonucci insiston se ky ende mund të jetë një sezon i lavdishëm për Juventsin, teksa synojnë ta fitojnë Champions Leaguen dhe të përfundojnë në katër pozitat e para në Serie A.

“Zonja e Vjetër” janë jashtë top-4shes në Serie A, ndërsa humbën në Superkupën e Italisë ndaj Interit në vazhdime, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Bonucci ka shpresa për sezonin 2021/22, pasi e mbyllën grupin në Champions League si fitues, duke përfunduar para Chelseas.

“Ne duam ta sigurojmë Champions Leaguen edicionin e ardhshëm dhe do të luftojmë deri në minutën e fundit për ta fituar trofeun edhe këtë vit. “Vitin e kaluar ne treguam se Juventusi është ende i uritur dhe mund të themi fjalën tonë në ndeshjet e njëpasnjëshme. Ne nuk e morëm Scudetton sezonin e kaluar, por fituam Kupën e Italisë dhe Superkupën, duke iu përgjigjur atyre që thanë se ishim të ngopur nga suksesi. Ishte prova që Juve është gjithmonë aty në raundet e eliminimit”, tha ai.

Dje, Bonucci u zgjodh si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2021 nga FIFA, falë performacës fantastike me Italinë në Kampionatin Evropian. /Gazeta Express/